Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka disa ditë që po zhvillon takime me qytetarë, së bashku me disa anëtarë të tjerë të partisë.
Kështu në vizitën e fundit, Haradinaj ishte në fashtin Devë të Gjakovës.
“Deva e Gjakovës, në të gjitha periudhat historike i dha shumë vendit. I nderuar nga mikpritja shqiptare që përjetova në konakun e familjes Deva”, ka shkruar Haradinaj.
Në foto, Haradinaj shihet bashkë me Pal Lekajn e Haxhi Shalën, të cilët nuk po respektojnë masat kundër koronavirusit.
Në një video të dërguar nga sinjalizuesit shihet tavolina e mbushur me pije alkoolike dhe ushqime të ndryshme.
E dikush tjetër është kujdesur që Hardinajn ta presin me këngë patriotike.
Në këtë odë po shihet se janë mbledhur më shumë se 10 persona, pa maska e distancë fizike. /GazetaSinjali/