image Më 29 prill mbahet ankandi i Letrave me vlerë për vitin 2021

Financa

Më 29 prill mbahet ankandi i Letrave me vlerë për vitin 2021

news image

Ministria e Financave njofton se më 29 prill 2021 do të mbahet ankandi i gjashtë i Letrave me vlerë, për vitin 2021, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 7-vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (7 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, njofton MF-ja.

MF-ja thotë se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të  kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës./GazetaSinjali/