image Më 25 shkurt mbahet ankandi i tretë i Letrave me Vlerë

Kosovë

Më 25 shkurt mbahet ankandi i tretë i Letrave me Vlerë

news image

Ministria e Financave njofton se më 25 shkurt 2021 do të mbahet ankandi i tretë për vitin 2021. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5-vjeçar në shumën prej 15 milionë eurosh.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, njofton MF-ja. /GazetaSinjali/