image Më 17 shtator në presidencën boshnjake do të shqyrtohet njohja e pavarësisë së Kosovës

Politikë

Më 17 shtator në presidencën boshnjake do të shqyrtohet njohja e pavarësisë së Kosovës

news image

Në Sarajevë pritet të debatohet për njohjen e Kosovës dhe lëvizjen e Ambasadës së Bosnjës nga Tel-Avivi në Jerusalem, pas seancës së rregullt të presidencës që do të mbahet më 17 shtator.

Në këtë takim do të diskutohet kriza e emigrantëve në Bosnjë e Hercegovinë dhe situata epidemiologjike atje. Në agjendë gjithashtu do të jetë edhe kërkesa e anëtarit të presidencës boshnjake, Milorad Dodik që Bosnja t’i bashkohet iniciativës për Minishengenin ballkanik.

Dodik dje ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme që Bosnja ta lëvizë ambasadën nga Tel- Avivi në Jerusalem.

Në atë ditë, anëtari kroat i Presidencës së Bosnjës, ka kërkuar një seancë ku do të shqyrtohet njohja e pavarësisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/