image Më 1 qershor fillon puna në gjykata pa prezencën e mediave dhe publikut

Drejtësi

Më 1 qershor fillon puna në gjykata pa prezencën e mediave dhe publikut

news image

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mori vendim që nga 1 qershori të fillojë puna në të gjitha gjykatata në vend, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas vendimi të mbledhjes së sotme të këtij këshilli, seanca do të mbahen bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, do të thotë pa prezencën e mediave dhe publikut.

“Pas shumë diskutimeve dhe duke u bazuar në heqjen e kufizimeve të lëvizjes nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) dhe me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), Këshilli Gjyqësor i Kosovës mori vendim që nga 1 qershori 2020 të fillojë puna në të gjitha gjykatat e Republikës së Kosovës, por pa prezencën e mediave dhe publikut, duke zbatuar rekomandimet e IKSHP për masat kundër virusit COVID-19. Vendimi i plotë do të publikohet sapo të jetë gati”, thuhet në komunikatën e Këshillit Gjyqësor./Gazeta Sinjali/

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës:

Anëtarët e KGjK-së, aprovuan draft propozimin për Planin emergjent për menaxhimin e krizës të përgatitur nga Komisioni për Administrimin e Gjykatave dhe Komisioni për Çështje Normative, qëllimi i të cilit është sigurimi i mbarëvajtjes së punës në sistemin gjyqësor të Kosovës duke iu përshtatur rrethanave emergjente. Gjithashtu, ky Plan mund të shërbejë si dokument bazë për menaxhimin e krizave në të ardhmen duke përfshirë situatat e tjera emergjente shëndetësore, katastrofat natyrore apo rrethanave të kërcënimeve të sigurisë.

 Gjatë këtij takimi, Këshilli aprovoi njoftimin e Departamentit të Administratës së Përgjithshme – SKGjK, për pensionimin e tre gjyqtarëve, dy (2) nga Gjykata e Apelit në Prishtinë dhe një (1) në Gjykatën Themelore në Prizren-dega në Dragash.

 Anëtarët e KGjK-së,  shqyrtuan propozimin e Kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi, për caktimin e ushtruesit të detyrës së Administratorit të Gjykatës dhe dhanë pëlqimin që Drejtori i SKGjK-së të nxjerr vendim për caktimin e ud i Administratorit.

Po ashtu, gjatë këtij takimi Drejtori i Përgjithshëm të Sekretariatit të KGjK-së, Shkëlzen Maliqi, raportoi për punën e SKGjK-së, për vitin 2019 dhe periudhën janar-maj 2020.

 Në fund, u aprovua propozimi që gjykatat në Kosovë të mbajnë evidencë dhe të lëshojnë  certifikata për personat të cilët janë shpallur fajtorë me aktgjykim të formës së prerë. Ndërsa,  pa prezencën e mediave u shqyrtua kërkesa për themelimin e një paneli hetimor.

 KGjK, iu dha mundësinë të gjitha mediave dhe Organizatave Jo Qeveritare (OJQ),  të interesuara që përmes video konferencës (platformës online) të përcjellin këtë mbledhje.