Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, priti sot në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde dhe zëvendësshefin e misionit Joan-Axel Voss, me të cilët diskutoi për prioritetet e kësaj ministrie, raporton Gazeta Sinjali.
Në një komunikatë për media, të lëshuar nga kjo ministri, bëhet e ditur se gjermanët kanë ofruar mbështetje për proceset që lidhen me rishikimin funksional, hartimin e strategjisë, procesin e vettingut dhe angazhimin në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Gjithashtu, ambasadori Rohde shprehu gatishmërinë mbështetje drejt anëtarësimit në Konferencës e Hagës e cila është në interes të Republikës së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në kumtesë.
Ambasadori Rohde citohet të ketë shprehur gatishmërinë për ofrimin e mbështetje për Ministrinë e Drejtësisë sipas prioriteteve të prezantuara dhe të ketë përgëzuar për iniciativën drejt forcimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit, me theks të veçantë, për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme./Gazeta Sinjali/