image Mbytet në plazhin e Spillesë një 32-vjeçar

Mbytet në plazhin e Spillesë një 32-vjeçar

news image

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në plazhin e Spillesë në Shqipëri.

Policia bëri të ditur se rreth orës 12:00, në plazhin e Spillesë është nxjerrë nga uji në gjendje të rëndë nga disa pushues të tjerë, shtetasi me inicialet J. Xh,32 vjeç banues në fshatin Luz i Madh, bashkia Rrogozhinë.

32 vjeçarit i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar menjëherë në spital me autoambulancë, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.