image Mbytet në liqenin e Belshit një 41-vjeçar

Shqipëri

Mbytet në liqenin e Belshit një 41-vjeçar

news image

Një 41-vjeçar është mbytur këtë mesditë në liqenin e Belshit.

Forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse, kanë nxjerrë ka liqenin trupin e pajetë të shtetasit me iniciale F.Xh.

Nga kqyrja paraprake, në trupin e tij nuk u gjetën shenja dhuna, ndërsa sipas familjarëve, viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që pritet ekspertiza mjeko-ligjore.

Dy javë më parë, katër anëtarë të familjes Zogu u mbytën në liqenin e Hidrocentralit të Banjës. Gazment Zogu, dy djemtë e tij 14 dhe 19-vjeç si dhe nipi 20-vjeçar të gjithë nga fshati Cingar kishin ndaluar në fshatin Drizë dhe u futën në liqen për t’u larë, për të mos dalë më. Të katërt humbën jetën, pasi u lanë në një zonë ku nuk lejohet noti.

/GazetaSinjali/