Një fëmijë vetëm 3 vjeç humbi jetën i mbytur në vaskën e banjës, pasi u la vetëm nga e ëma.
Aayan Ishaq u dërgua me urgjencë në spital, pasi e ëma e gjeti përmbys në ujin ku ishte larë. Gruaja deklaroi se ishte larguar për pak minuta për të marrë rrobat e fëmijës dhe nuk e kishte menduar se do të ndodhte diçka e tillë.
Nënë e bir ndodheshin në shtëpinë e tyre në Longsight, të Manchester, Angli, kur gruaja Shahrish Idris, 28 vjeçe e la djalin vetëm për thuajse dhjetë minuta.
Nuk është përcaktuar ende qartë se si fëmija është mbytur, por nëna është vënë në akuzë për braktisje të mituri dhe neglizhencë.
Gruaja shpjegoi se fëmija kishte lozur gjatë gjithë ditës dhe pasi ishte bërë pis, ajo vendosi ta lante. E kishte lënë në vaskë teksa ajo po mbushej, për ti marrë rrobat e lara, por kur u kthye e gjeti në ujë, shkruan noa.al.
Pavarësisht ndihmës së shpejtë dhe dërgimit në spital, vogëlushi gjeti vdekjen.
Ngjarja e rëndë ndodhi në 27 mars 2017, por vetëm këtë të mërkurë gjykata dha vendimin ndaj gruas, duke e dënuar me liri me kusht.