Dy pushues janë mbytur sot (e diele) në plazhin e Spillesë të Kavajës. Ngjarja e rëndë ndodhi në mëngjesin e sotëm.
Mësohet se këta persona, ende të paidentifikuar, që dyshohet se janë nga Maqedonia e Veriut, janë mbytur si pasojë e dallgëve të mëdha.
Thuhet se viktimat janë të moshave rreth 70 vjeç.
NJOFTIMI I POLICISE:
Rreth orës 11:25, në plazhin e Spillesë, dy shtetas të gjinisë mashkullore ende të paidentifikuar,(dyshohet se janë shtetas Maqedonas), rreth 70 vjeç, dyshohet se si pasojë e dallgëve janë mbytur në det.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /GazetaSinjali/