image Burg për kosovarin, aksidentoi tre serbë

Kosovë

Burg për kosovarin, aksidentoi tre serbë

news image

Një kosovar është arrestuar në Serbi për shkak të dyshimit se ka shkaktuar një aksident me fatalitet, nga i cili humbën jetën tre persona të nacionalitet serb.

Kosovari me vendqëndrim në Finlandë, ka qenë duke shkuar së bashku me familjen në këtë shtet, pas përfundimit të pushimeve në Kosovë kur është aksidentuar me një veturë tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën Nish-Beograd afër Pozharevcit, raporton Gazeta Sinjali.

Mësohet se shkaktari i aksidentit është 49 vjeçari, Adem Smajli.

Familja e bashkatdhetarit nga Finlanda ka shpëtuar nga më e keqja. Gruaja dhe dy fëmijët e tij janë kthyer sërish në Kosovë ndërsa drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin fatal është në mbajtje nga policia për 48 orë.

Mësohet se shoferi është në gjendje të mirë psikike dhe shëndetësore, por familja e tij ende nuk është lejuar ta vizitojë. Ai pritet të dalë të hënën para gjykatës./Sinjali/