image Mbyllni gjithmonë rrjetet sociale nëse shikoni porno në internet

Aplikacione

Mbyllni gjithmonë rrjetet sociale nëse shikoni porno në internet

news image

Makinat e kërkimit në internet janë vendi adekuat për shumë persona që dëshirojnë të shohin video me pullë të kuqe përmes pajisjeve teknologjike të cilat ata posedojnë.

E kësaj radhe, The Sun shkruan se ju duhet të dilni nga rrjetet sociale, sa herë që të shikoni pornografi, sepse duket se ky rrjet social përcjell aktivitetet e tilla.

Pse e bën këtë punë? Për shkak se rrjetet sociale dëshirojnë të dinë çdo gjë që ju bëni në internet, e arsyeja është për reklamat që duhet shfaqur tek ju. Dhe është shumë e rëndësishme që të dinë se çfarë lloje pamjesh ju dëshironi.

“Ne mbledhim informacion sa herë që ju vizitoni faqet dhe faqet që përdorin shërbimet tona. Kjo përfshin informacion në lidhje me faqet dhe aplikacionet që përdorni, informacion në lidhje me përdorimin tuaj të shërbimeve tona, si dhe informacione që pronari i faqes paraqet për neve ose për ju”, kanë porositur nga ky rrjet social.

Rrjetet sociale në të kaluarën premtuan të mos ndjekin lëvizjet e klientëve në internet, por duket se kanë ndryshuar mendjen.

/GazetaSinjali/