Qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë drejt Prevallës gjatë ditës së sotme duhet të llogarisin në kufizime të përkohshme të qarkullimit, pasi segmenti rrugor Brezovicë–Prevallë do të jetë i mbyllur për shkak të punimeve infrastrukturore.
Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se në kuadër të projektit për rehabilitimin e rrugës Fushë e Pajtimit–Prevallë do të realizohet asfaltimi i një pjese rrugore me gjatësi rreth një kilometër.
Sipas njoftimit zyrtar, qarkullimi i automjeteve do të ndërpritet nga ora 08:00 deri në orën 18:00, me qëllim që punimet të zhvillohen në kushte të sigurta dhe sipas standardeve teknike të kërkuara.
Autoritetet theksojnë se masa është ndërmarrë për të mbrojtur si punëtorët në terren, ashtu edhe pjesëmarrësit në trafik, ndërsa u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të planifikojnë udhëtimin paraprakisht dhe të përdorin rrugët alternative deri në përfundimin e punimeve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!