image Mbyllet sezoni për yllin francez për shkak të lëndimit, do të humbasë edhe Evropianin e këtij viti

Futboll

Mbyllet sezoni për yllin francez për shkak të lëndimit, do të humbasë edhe Evropianin e këtij viti

news image

Mbrojtësi i PSG-së, Lucas Hernandes do të mungojë gjatë pas një lëndimi të rëndë të pësuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale mbrëmë ndaj Dortmund.

Hernández u zëvendësua nga Lucas Beraldo në minutën e 42-të me atë që dukej të ishte një dëmtim në këmbën e majtë.

Siç bëhet e ditur, Hernández ka këputur ligamentet dhe ai do të mungojë për 6/7 muajt e ardhshëm.

Sezoni i tij tashmë ka përfunduar për mbrojtësin e PSG dhe ai nuk do të jetë as pjesë e skuadrës së Francës në Kampionatin Evropian.

/GazetaSinjaliSport/