image Mbyllet pjesa e parë: Shqipëria shumë serioze ndaj Kroacisë

Euro 2024

Mbyllet pjesa e parë: Shqipëria shumë serioze ndaj Kroacisë

news image

Ka përfunduar pjesa e parë në takimin ndërjmet Kroacisë dhe Shqipërisë, duel ky në kuadër të Kampionatit Evropian 2024, raporton Sinjali.

Golin e vetëm në këtë pjesë të parë e shënoi futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Qazim Laçi në minutën e 10-të të takimit.

Kristjan Asllani pati një mundësi të artë shënimi kur doli ballë për ballë me portierin kroat, megjithatë Livakovic arriti ta priste gjuajtjen e mesfushorit të Interit.

Kroacia kishte posedimin e topit, por nuk krijoj ndonjë rast të mirë për ta rrezikuar seriozisht portën e ‘shqiponjave’.

/GazetaSinjali/