image Mbyllet pjesa e parë mes shumë polemikave, Liverpooli në epërsi ndaj Chelseas

Futboll

Mbyllet pjesa e parë mes shumë polemikave, Liverpooli në epërsi ndaj Chelseas

news image

Ka përfunduar pjesa e parë mes Liverpoolit dhe Chelseas, në ndeshjen ku pati shumë polemika dhe diskutime.

‘Reds’ po avancojnë me rezultat 1-0, pas një goli të realizuar nga pika e bardhë nga Mohamed Salah.

Pati shumë diskutime mes asaj nëse ishte penallti nga ndërhyrja e Levi Colwill ndaj Jones.

Ndërkohë një tjetër rast diskutabil ishte që në fillim të pjesës së parë, kur Tosin Adarabioyo rrezikoi kartonin e kuq pas ndërhyrjes ndaj Diogo Jotas si njeriu i fundit, megjithatë u ndëshkua vetëm me të verdhë.

/GazetaSinjaliSport/