image Mbyllet pjesa e parë me befasi në Santiago Bernabeu, Celta Vigo në avantazh

Futboll

Mbyllet pjesa e parë me befasi në Santiago Bernabeu, Celta Vigo në avantazh

news image

Real Madrid rikthehet sot në Santiago Bernabeu pas 18 muajsh, shkruan Sinjali Sport.

Los Blancos po presin Celta Vigon në stadiumin e rinovuar, ku janë duke humbur 1-2.

Mysafirët filluan më mirë ndeshjen me golin e hershëm të Santi Minas në min e katërt.

Pas 20 minutave shifrat i barazoi kapiteni i mbretërve, Karim Benzema, me një gol të bukur.

Fansat priten që vendasit të kalojnë në avantazh pasi vazhduan të dominojnë, mirëpo Cervi në min e 31-të me anë të një kundërsulmi kaloi përsëri mysafirët në epërsi.

Galaktikët në pjesë të dytë pritet të sulmojnë ende më shumë që të mos humbasin në ditën kur u kthyen në stadium pas 1 viti e gjysmë. /Gazeta Sinjali Sporti/