Real Madrid rikthehet sot në Santiago Bernabeu pas 18 muajsh, shkruan Sinjali Sport.
Los Blancos po presin Celta Vigon në stadiumin e rinovuar, ku janë duke humbur 1-2.
Mysafirët filluan më mirë ndeshjen me golin e hershëm të Santi Minas në min e katërt.
Pas 20 minutave shifrat i barazoi kapiteni i mbretërve, Karim Benzema, me një gol të bukur.
Fansat priten që vendasit të kalojnë në avantazh pasi vazhduan të dominojnë, mirëpo Cervi në min e 31-të me anë të një kundërsulmi kaloi përsëri mysafirët në epërsi.
Galaktikët në pjesë të dytë pritet të sulmojnë ende më shumë që të mos humbasin në ditën kur u kthyen në stadium pas 1 viti e gjysmë. /Gazeta Sinjali Sporti/