image Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë – punime për ndriçimin publik

Kosovë

Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë – punime për ndriçimin publik

news image

Nga data 06.06.2026, në intervalin 08:00–16:00, do të ketë mbyllje të përkohshme të qarkullimit në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtina, për shkak të punimeve për instalimin e rrjetit të ri të ndriçimit publik.

Sipas njoftimit, punimet po realizohen nga operatori ekonomik i angazhuar dhe janë pjesë e investimeve për përmirësimin e infrastrukturës së ndriçimit në kryeqytet.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe shoferëve që gjatë kësaj periudhe të përdorin rrugë alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren.

Punimet pritet të zgjasin gjatë orarit të paraparë, ndërsa trafiku do të rikthehet në normalitet pas përfundimit të tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/