Rruga “Bajram Bahtiri” në Prishtinë do të mbyllet përkohësisht për qarkullim për shkak të punimeve që po zhvillohen në kuadër të projektit “Ndërtimi i rrugës Bajram Bahtiri – Faza II”.
Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, kufizimi i qarkullimit do të jetë në fuqi nga 20 korriku deri më 11 gusht 2026.
Gjatë kësaj periudhe, qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik janë njoftuar që të përdorin rrugë alternative për të shmangur kolonat dhe vonesat në komunikacion.
Komuna ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët, duke theksuar se mbyllja është e nevojshme për realizimin e punimeve dhe për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë zonë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!