image Mbyllet përkohësisht një pjesë e rrugës “Afrim Zhitia” në Prishtinë

Kosovë

Mbyllet përkohësisht një pjesë e rrugës “Afrim Zhitia” në Prishtinë

news image

Një segment i rrugës “Afrim Zhitia” në Prishtinë është mbyllur përkohësisht për qarkullim, për shkak të punimeve infrastrukturore që po zhvillohen nga Komuna e Prishtinës.

Sipas njoftimit zyrtar, punimet do të realizohen në pjesën nga semaforët te Fakulteti Teknik deri te semaforët pranë Mensës së Studentëve, në korsinë e djathtë në drejtim të Qendrës së Studentëve.

Mbyllja e rrugës ka hyrë në fuqi më 15 korrik, në orën 20:00, dhe do të zgjasë deri më 20 korrik 2026, në të njëjtën orë.

Komuna u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që gjatë kësaj periudhe të përdorin rrugët alternative për të shmangur vonesat në komunikacion.

Si alternativë për qarkullim është rekomanduar aksi rrugor “Xheladin Rekaliu” – “Edmond Hoxha”.

Autoritetet komunale kanë kërkuar mirëkuptim nga qytetarët, duke theksuar se punimet synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e sigurisë në trafik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/