image Seanca ndaj Dardan Molliqajt mbyllet për publikun

Drejtësi

Seanca ndaj Dardan Molliqajt mbyllet për publikun

news image

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është duke u mbajtur seancë dëgjimore ndaj kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”. Por kjo seancë është mbyllur për publikun.

Kështu njoftoi gjyqtari i procedurës paraprake.

Gjykatësi tha se arsyetimin për këtë vendim do ta bëjë në formë të shkruar, pasi të kryhen procedurat.

Ndryshe në seancën e sotme gjykata do të vendosë lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Molliqajt.

Molliqaj u arrestua mbrëmjen e së martës pak para se të hynte në T7, ku ishte i ftuar si mysafir, për të folur për protestën e 29 janarit, raporton Betimi për Drejtësi.

/GazetaSinjali/