Për shkak të punimeve që po zhvillohen në një pjesë të rrugës Kllokot Gjilan, rruga është mbyllet nga sot me 21 nëntor 2022 dhe do të qëndroj plotë 15 ditë pa qarkullim, duke filluar çdo ditë prej orës 07:00 deri në orën 18:00.
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka njoftuar se për shkak të punimeve në rehabilitimin e një segmenti të rrugës Rajonale R221 Kllokot – Gjilan, gjegjësisht nga fshati Radivojcë, deri në fshatin Budrigë e Poshtme, do të mbyllet kjo pjesë e rrugës, nga data 21 nëntor 2022 dhe do të jetë i mbyllur për 15 ditë për qarkullim prej orës 07:00 deri në orën 18:00 e kësaj rruge.
“Ju lutemi që gjatë kësaj kohe automjetet jo më të mëdha se 3.5 tonë, të shfrytëzojnë rrugën alternative, ndërsa banorët e vendbanimeve përgjatë këtij segmenti mund të shfrytëzojnë me kujdes të shtuar rrugën ekzistuese.”, njofton Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.