image Mbyllet nesër përkohësisht një rrugë në Prishtinë, shkak punimet

Kosovë

Mbyllet nesër përkohësisht një rrugë në Prishtinë, shkak punimet

news image

Foto ilustruese


Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për mbylljen e përkohshme të një rruge në lagjen Arbëria, për shkak të punimeve për asfaltim, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, në rrugën “RR Vicianum” do të realizohen punime për trajtimin e rrugës me shtresë asfalti, duke bërë që qarkullimi të ndërpritet për disa ditë.

“Nga nesër, datë 7 maj 2026 deri më 12 maj 2026, kjo rrugë do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullimin e mjeteve. Lusim qytetarët për mirëkuptim dhe që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative për qarkullim. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj!”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/