image Mbyllet myftiu Tërnava, nuk di kah t`ia mbajë!

Kosovë

I sfiduar/ Mbyllet myftiu Tërnava, nuk di kah t`ia mbajë!

news image

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava është mbyllur në raport me gazetarët pasi vartësja e tij Besa Ismali theu vendimin e BIK-ut të nënshkruar prej tij, duke u angazhuar në politikë.

Sinjali ka provuar sot të kontaktoj me Myftiun Tërnava, por ai sapo e ka është lajmëruar dhe është njoftuar se po kontaktohet nga Gazeta, e ka mbyllur telefonin dhe më nuk është lajmëruar as në thirrjet pasuese.     

Mbrëmë, prodekanja e Fakultetit të Studimeve Islame, Besa Ismaili  aderoi në Partinë Demokratike të Kosovës duke shkelur në këtë mënyrë vendimin e Bashkësisë Islame e datës 01.04.2009 i cili ndalon në mënyrë decidive angazhimin e personelit të BIK-ut në politikë, shkruan Sinjali.

 “Angazhimet e nëpunësve të BI-së në parti politike janë në kundërshtim me qëndrimet e BI-së dhe rrjedhimisht edhe të dënueshme”, thuhet në vendimin e BIK-ut të nënshkruar nga vetë Myftiu Naim Tërnava, i cili sot deri në këto momente ka zgjedhur heshtjen përballë kësaj situate.

Me angazhimin e profesores së Fakultetit të Studimeve Islame në politikë, është sfiduar në mënyrë serioze autoriteti i Bashkësisë Islame si një institucion që duhet të jetë apolitik dhe ta gëzojë besimin e të gjithë besimtarëve islamë, pa dallime politike.

Sot dhe gjatë ditëve në vijim do të shihet nëse BIK-u do ta ketë fuqinë për t`a respektuar rregullativën që ka nxjerr vetë duke marr masa ndaj prodekanës ose të dalë mbi qëndrimet e politikës dhe të sfidojë në këtë mënyrë edhe kryetarin e PDK-së Kadri Veselin, i cili duke proklamuar luftimin e dukurive negative ka pranuar me krenari në mesin e PDK-së anëtaren e re që shkel rregullat dhe dëmton reputacionin e Bashkësisë Islame si një institucion apolitik. /Sinjali/