Ka përfunduar miqësorja mes Kosovës U21 dhe 2 Korrikut, transmeton Sinjali Sport.
Plot katër gola janë shënuar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Ndeshja në fund ka përfunduar me barazim, 2-2.
Pjesa e parë i ka takuar ekipit dardan, ku edhe e mbyllën në avantazh prej dy golave. Ndërsa në pjesën e dytë ekipi kryeqytetas ka barazuar rezultatin 2:2 dhe në mënyrë të barabartë është mbyllur edhe ndeshja.
Shpresat e Kosovës para ndeshjes me Andorrën, do ta zhvillojnë edhe një test miqësore me ekipin e Gjilanit.
Kosova U21 dhe kuqebardhët do të luajnë ditën e enjte nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë. /Gazeta Sinjali Sporti/