image Mbyllet edhe një shkollë private në Prishtinë, shtatë mësimdhënës infektohen me COVID-19

Arsim

Mbyllet edhe një shkollë private në Prishtinë, shtatë mësimdhënës infektohen me COVID-19

news image

Për shkak të rritjes së rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka marrë vendim që shkolla “American School of Kosova” në Komunën e Prishtinës, të kalojë nga skenari “A” (mësimi në shkollë) në skenarin “C” (mësim online), raporton Gazeta Sinjali.

Ky vendim të cilin e ka siguruar Gazeta Sinjali, është marrë pas rekomandimit të IKSHPK-së dhe kërkesës së MASH-it, pasi që janë infektuar me COVID-19 shtatë mësimdhënës të këtij institucioni.

Më poshtë gjeni vendimin e plotë. /Gazeta Sinjali/