image Mbyllet burgu që posedonte sauna, akuarium e banak për pije

Botë

Meksikë/ Mbyllet burgu që posedonte sauna, akuarium e banak për pije

news image

Autoritet meksikane kanë mbyllur një nga burgjet më famëkeqe, brenda të cilit tre vite më parë kanë humbur jetën afro 50 të burgosur.

Guvernatori i shteti Nuevo Leon Haime Rodriguez, ka deklaruar se në vend të burgut “Topo Chico” do të hapet arkivi shtetëror.

Brenda këtij burgu në konfliktet mes dy fraksioneve të narko-kartelit Zeta, kanë humbur jetën 49 të burgosur gjatë shkurtit të vitit 2016.

Autoritetet e sigurisë kanë gjetur brenda burgut qeli VIP me sauna, sisteme për ajër të kondicionuar, frigoriferë, akuarium dhe banak për pije.

Rodriguez ka bërë të ditur se administratat e mëparshme nuk kishin arritur të bëjnë asgjë sa i përket burgut, edhe pse e dinin se është i mbingarkuar dhe jashtë kontrollit./Gazeta Sinjali/