image Mbyllet bufeja e MPB-së pasi u gjetën krimba në lëngje, AUV jep detaje

Shëndetësi

Mbyllet bufeja e MPB-së pasi u gjetën krimba në lëngje, AUV jep detaje

news image

Gjatë ditës së sotme Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e ka mbyllur bufenë e Ministrisë së Punëve të Brendshme për shkak të shkak se janë gjetur krimba në lëngje të pjeshkës.

Për këtë rast, zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi ka thënë për Gazetën Sinjali se në vendin e ngjarjes ka shkuar një ekip inspektues dhe janë hapur disa shishe të lëngjeve ku në tapë janë vërejtur krimba.

Thaçi shton se në lëngjet tjera nuk janë hasur krimbat.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarise me date ka pranuar nje ankese se ne bufen e Ministrise se Puneve te Brendshme, zyrtaret e saj jane sherbyet me pije lengje-pjeshke 200 ml, shlshe qelqi brenda se cilave ka krimba. Menjehere eshte derguar ekipi inspektues per shqyrtim te ankeses. Kontrolli ka nisur nga lloji i produktit te dyshuar, jane hapur disa njesi te ketij lloji produkti dhe ne 50% te shisheve te hapura ka rezultuar se brenda tyre ne tape vereheshin nje lloje i krimbave. Lengje nga frutat e tjera nga prodhuesi i njejte nuk jane gjetur”, deklaroi ai.

Inspektori ka vendosur që sasia e gjetur të asgjësohet menjëherë, ndërsa pas kontrollit, Thaçi thotë se është evidentuar se operatori ekonomik “Beni Dona” i cili e ka fituar tenderin nuk është i regjistruar në AUV.

“Inspektorati ka vazhduar kontrollin inspektues edhe sa i perket kushteve teknike sanitare dhe higjienike. Fillimisht eshte evidentuar se operatori ekonomik Beni Dona i cili ka fituar tenderin per zhvillim te veprimtarise gastronomike ne kete objekt nuk eshte i regjistruar ne AUV”, u shpreh ai.

“Punonjësit nuk kanë poseduar libreza sanitare. Personeli nuk ka qenë i pajisur me rroba të punës, nuk kanë pasur hapësire te veçantë për vendosje te rrobave tjera dhe mbathjeve. Ne te njëjtën hapësire kanë qenë të vendosura pijet në dysheme, për disa prej tyre nuk ka ofruar dokumentacion të furnizimit. Po ashtu nuk ka qenë e kryer DDD”.

“Bazuar ne te gjeturat, inspektorati ka vendosur mbylljen e përkohshme deri ne permiresim te kushteve sanitare teknike-higjienike dhe pajisjen me dokumentacionin e nevojshëm. Po ashtu menjëherë eshte njoftuar Zyra Regjionale e AUV-se ne Prizren për vazhdim te gjurmueshmërisë tek prodhuesi i pijeve lëngje Fruti. Atje inspektorati ka inspektuar fabrikën prodhuese. Ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga tregu te gjitha produktet e linjës se prodhimit te paketimit te qelqit. Po ashtu ka urdhëruar nderprerjen e prodhimit per kete linje deri ne hulumtim te plote te rastit dhe raporti të analizave laboratorike”.

Në fund, Thaçi shtoi se AUV do të dalë me njoftim me rezultatet tjera që do të burojnë nga procesi i gjurmueshmërisë së plotë dhe rezultatit të analizave laboratorike.

/GazetaSinjali/