image Mbyllen punimet në Lotin 2 të Unazës Lindore të Tiranës

Shqipëri

Mbyllen punimet në Lotin 2 të Unazës Lindore të Tiranës

news image

Përfundojnë plotësisht punimet në Lotin e dytë të Unazës Lindore të Tiranës. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga rruga e re, ku tashmë është shtruar asfalti dhe është vendosur sinjalistika.

Ky segment tashmë është i hapur dhe është vënë në përdorim për të gjitha mjetet.

Loti II është pjesë e Unazës Lindore që fillon nga TEG deri në Shkozë. Rruga është e gjerë 24 m, 12 m secili krah, ndërsa në pjesët ku ka rrugë dytësore shkon deri në 54 metra.

Kompletimi i Unazës së Madhe lehtëson hyrjen në kryeqytet pasi bën të mundur lidhjen e të gjitha akseve kryesore rrugore.

/GazetaSinjali/