image Mbyllen ndeshjet e Premierligës: Broja shënon golin e parë, Leicesteri e mposhtë Man United

Futboll

Mbyllen ndeshjet e Premierligës: Broja shënon golin e parë, Leicesteri e mposhtë Man United

news image

Kanë përfunduar rezultatet në ndeshjet e orës 16:00 në Premierligë, shkruan Sinjali Sport.

Rezultate befasuese dhe interesante kanë ndodhur në këtë ditë.

Takimi më interesant ishte mes: Leicester Cityt dhe Manchester United.

Dhelprat i demoluan djajtë e kuq, në një ndeshje spektakolare ku kishte gola me bollëk, 4-2.

Vendasit dominuan në pjesën më të madhe të ndeshjes, por me mysafirët që nisën më mirë, ku Greenëood hapi sfidën me golin më të bukur të këtij dueli.

Më pas Tielemans u përkujdes për golin më të çuditshëm,  duke u mbyllur pjesa e parë baras.

Periudha e dytë ishte fantastike, ku brenda pesë minutave u shënuan tre gola, me vendasit që shënuan me Souyncun, pastaj barazoi Rashford, e më pas i kaloi në epërsi Vardy.

Për golin e fundit u kujdes Daka në kohën shtesë në minutën e 91-të.

Takim tjetër që vlen të flitet ishte ai mes Southamptonit e Leedsit, që u mbyll me rezultat minimal 1-0.

Realizator i vetëm në këtë ballafaqim ishte Armando Broja që ishte heroi i vendasve.

Kampionët në fuqi Manchester City, pa problem mposhtën Burnleyn me rezultat të pastër 2-0.

Mesfushorët, Bernardo Silva dhe Kevin de Bruyne ishin vendimtarët për citizens me golat e realizuar.

Norwichi luajti baras pa gola me Brightonin, e ku Rashica u inkuadrua në minutën e 76-të, pa bërë ndonjë gjë që ia vlen të përmendet.

Sfidë interesante ishte edhe ajo mes Aston Villës e Wolverhamptonit, me rezultat 2-3.

Vendasit shënuan dy gola të parët duke menduar se ka përfunduar gjithçka,  pro mysafirët nuk u dorëzuan duke shënuar tre golat e fitores në fund të takimit. /Gazeta Sinjali Sporti/