image Mbyllen 45 minutat e parë me epërsi prej dy golave të Spanjës/ Bonucci largohet me karton të kuq

Futboll

Mbyllen 45 minutat e parë me epërsi prej dy golave të Spanjës/ Bonucci largohet me karton të kuq

news image

Ka përfunduar pjesa e parë, në gjysmëfinalen ndërmjet Italisë dhe Spanjës, raporton Sinjali Sport.

Spanja shkoi në pushim të mes pjesëve me epërsi ndaj Italisë, në kuadër të Ligës së Kombeve, 0-2.

Stuhia e kuqe kaloi në avantazh në minutën e 17-të, me golin e Ferran Torres, i cili e zhbllokoi rezultatin, pas asistimit të Mikel Oyarzabal.

Më pas në minutën e 42-të, kapiteni i Azzurrëve, Leonardo Bonucci, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdha dhe e la kombëtaren me një futbollistë më pak.

Kurse në kohën shtesë, Torres realizoi përsëri, duke e dyfishuar avantazhin e spanjollëve.

/Gazeta Sinjali Sporti/