image "Mburojë për popullin e atdheun", Haradinaj përkujton vëllaun Shkelzenin dhe shokët e tij

Sociale

“Mburojë për popullin e atdheun”, Haradinaj përkujton vëllaun Shkelzenin dhe shokët e tij

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj, për të cilët kishte fjalë miradije.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Haradinaj, ka thënë ata ranë që populli i shkelur të ngritet me të drejtën për të jetuar i lirë në tokën e stërgjyshërve.

Ata ranë, që të ngritet populli i shkelur dhe u ngritën së bashku me të drejtën e tij për të jetuar i lirë në tokën e stërgjyshërve. Në Gllogjan dhe Maznik, nderuam veprën heroike të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj, trima sypatrembur, mburojë për popullin dhe Atdheun”, ka ai.

Ai po ashtu ka shtuar se heroizmi i tyre është trashëgimi e Kosovës.

Heroizmi i tyre është trashëgimi e jona historike. Pavdekësia e tyre ecën përkrah lirisë, thirrjes së të cilës i qëndruan gjithmonë gatitu”, ka përfunduar Haradinaj.

/GazetaSinjali/