image Mbrojtja e Selimit kërkon të apelojë vendimin mbi kërkesën e prokurorisë për shtimin e 2 dëshmitarëve

Drejtësi

Mbrojtja e Selimit kërkon të apelojë vendimin mbi kërkesën e prokurorisë për shtimin e 2 dëshmitarëve

news image

Mbrojtja e ish-deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit, ka kërkuar certifikim nga gjyqtari paraprak, për të apeluar versionin konfidencial të redaktuar të vendimit mbi kërkesën e Prokurorisë për shtimin e dy dëshmitarëve dhe materialeve të lidhura.

Këtë kërkesë, mbrojtja e Selimit e ka bërë në bazë të nenit 45 të Ligjit dhe rregullave 77 dhe 97 (3) të Rregullores së Procedurës dhe Provave dhe mbi këtë është bazuar në dy çështjet e mëposhtme, raporton BetimipërDrejtësi.

Çështja e parë ka të bëjë me atë nëse gjyqtari i procedurës paraprake gaboi kur konstatoi se ai ishte i autorizuar të vendoste në lidhje me kërkesën e ZPS-së për të shtuar dëshmitarë në listën e dëshmitarëve në këtë fazë në vend që ta shtynte çështjen tek trupi gjykues.

“Çështja 2: Nëse gjyqtari i procedurës paraprake ka gabuar, apo ka abuzuar ndryshe me diskrecionin e tij, duke autorizuar shtimin e W4846 në listën e dëshmitarëve kur dëshmia e këtij dëshmitari nuk ka të bëjë me akuzat në aktakuzë dhe pa vlerësuar ndikimin paragjykues të provave të këtij dëshmitari apo efekti i tij në përgatitjen e mbrojtjes në kontekstin e plotë të këtij rasti”, thuhet në shkresën e mbrojtjes.

Sipas mbrojtjes së Selimit, çështjet janë të apelueshme dhe ndikojnë në zhvillimin e drejtë dhe të shpejtë të procedurave ose në rezultatin e gjykimit. Tutje, thonë se zgjidhja e menjëhershme mund të avancojë materialisht procedurat.

/GazetaSinjali/