image Mbrojtësi serb që largoi topin e goditur nga Ronaldo: Nuk ishte brenda

Futboll

Mbrojtësi serb që largoi topin e goditur nga Ronaldo: Nuk ishte brenda

news image

Serbia luajti baraz me Portugalinë 2: 2 në stadiumin “Rajko Mitic” në Beograd, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Në sekondat e fundit të ndeshjes, Ronaldo goditi topin i cili në bazë të pamjeve dukej se kishte kaluar vijen, por goli nuk u pranua nga gjyqtari.

Kjo krijoi pakënaqësi dhe nervozizëm te portugezi i cili gjuajti në tokë shiritin e kapitenit dhe la fushën.

Lidhur me këtë situatë ka folur edhe qendërmbrojtësi serb, Stefan Mitrovic, lojtari që largoi topin e goditur nga Ronaldo.

“Ronaldo ka pikëpamjen e tij për situatën, ai mund të jetë i zemëruar, nuk mendoj se topi hyri brenda. Ne jemi të kënaqur me rezultatin në fund, ne fituam një pikë në fund. Ne nuk jemi shumë të kënaqur, ne shkuam për fitore”, tha Mitrovic./Gazeta Sinjali Sporti/