image Mbrojtësi i Tottenhamit, Sergio Reguilon afër transferimit te Atletico Madrid

Futboll

Mbrojtësi i Tottenhamit, Sergio Reguilon afër transferimit te Atletico Madrid

news image

Mbrojtësi i majtë i Tottenham, pritet të transferohet tek skuadra e Atletico Madrid në formë huazimi këtë sezon.

Mbrojtësi i majtë është konsideruar si i tepërt ndaj kërkesave nga menaxheri Antonio Conte dhe ka qenë duke u stërvitur larg skuadrës së parë gjatë verës.

Reguilon, i cili u bashkua nga Real Madridi në Tottenham dy vjet më parë, po kthehet në kryeqytetin spanjoll pasi një marrëveshje, pa opsion blerjeje, që u arrit mes dy klubeve.

Mbrojtësi i majtë i Atleticos, Renan Lodi, do t’i bashkohet Nottingham Forest-it në formë huazimi, duke i lënë hapësirë ​​Reguilonit për ta marrë pozitën.

Reguilon u bë i njohur si huazim te Sevilla, përpara se Spurs ta blinte atë nga klubi i tij i atëhershëm, Real Madrid.

Ai është lojtari i katërt i ekipit të parë të Spurs që del në formë huazimi në gusht, pas Joe Rodon, Giovani Lo Celso dhe Tanguy Ndombele.

/GazetaSinjaliSport/