Cristiano Ronaldo është duke pushuar në Finlandë. Ai ndau foto nga Laplanda. Atje ai do të festojë Krishtlindjet me familjen e tij.
Ronaldo postoi një video të tij duke u futur në pishinë në minus tetë gradë.
“Është pak ftohtë”, ka shkruar portugezi.
Videoja është parë nga 82 milionë përdorues në rrjetin social X.
Kujtojmë se sezoni në Arabinë Saudite vazhdon më 9 janar. Ronaldo këtë sezon ka shënuar 16 gola dhe tre asistime në 19 ndeshje.