Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin special të SHBA-ve, Richard Grenell si dhe me këshilltarin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert Obrien.
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, në një përgjigje për Gazeta Sinjali ka pohuar se bisedat janë zhvilluar mes Kurtit e Grenellit si dhe me O’Brien.
I pyetur se për çka është biseduar, Manxhuka është shprehur se nuk është i informuar për detaje.
“Po, është e vërtetë, biseda është zhvilluar, por detaje nuk di”, është shprehur Manxhuka për Gazetën Sinjali.
Kujtojmë që gjatë ditës është raportuar që Kurti ka pranuar një telefonatë nga zyrtarët e lartë amerikan por nuk është lajmëruar./ Gazeta Sinjali/