Tashmë ka nisur mbledhja e Këshillit Drejtues të PSD-së, ku do të vendoset për një koalicion të mundshëm midis Partinë Socialdemokrate dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Se ky koalicion i mundshëm do të diskutohet në këtë mbledhje, e ka konfirmuar për Sinjalin edhe deputetja e PSD-së, Besa Baftiu.
I pari i kësaj partie, Shpend Ahmeti, gjatë ditës së sotme është takuar edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Ahmeti ka deklaruar se si parti kanë përafrim me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, dhe se beson se gjatë ditës së sotme do të takohet me kryetarin e kësaj partie, Ramush Haradinaj. /Sinjali