image Mblidhet LDK-ja para takimit mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës

Mblidhet LDK-ja para takimit mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës

news image

Kryesia e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), është mbledhur gjatë ditës së sotme para takimit me Lëvizjen Vetëvendosje, ku pritet të finalizohet marrëveshja për koalicionin qeverisës, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë takim bëhet e ditur se kanë marrë pjesë kryetari i kësaj partie si dhe nënkryetarët e LDK-së, ndërsa nuk bëhet e ditur ende se çfarë është diskutuar në këtë takim.

Kujtojmë se rreth orës 14:00 pritet që dy liderët e partive të takohen dhe ta përmbyllin marrëveshjen e koalicionit qeverisës.

Gjatë ditës së sotme nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka komentuar arsyen përse Albin Kurti nuk ka vizituar asnjëherë varrin e Ibrahim Rugovës.

 “Çështja e nderimit është pjesë e kulturës secilit. Bisedimet janë duke u zhvilluar, disa ndryshime janë tejkaluar. Janë çështje që do të bisedohen tash e tutje”, u shpreh ai./Gazeta Sinjali/