Ka nisur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Në këtë takim pritet që të zgjidhet kryesia e re e LDK-së, e po ashtu nuk përjashtohet mundësia që ky subjekt politik të dal edhe me emrin e kandidatit për kryeministër si dhe përgjigjen për koalicionin e mundshëm me Vetëvendosjen.
Para anëtarëve të KP të LDK, kryetari i kësaj partie Isa Mustafa, ka bërë një përmbledhje të aktiviteteve të LDK-së dhe për veprimet politike të kësaj partie në zgjedhjet e 2017-ës.
Takimi është i mbyllur për media derisa pritet që pas përfundimit të mbledhjes dikush nga drejtuesit e LDK-së të njoftoj për vendimet e takimit. /Sinjali/