image Mblidhen strukturat e PD-së, pritet t'i kërkohet dorëheqja Lulzim Bashës

Shqipëri

Mblidhen strukturat e PD-së, pritet t’i kërkohet dorëheqja Lulzim Bashës

news image

Ditën e diel Lulzim Basha nuk do ia mbyllë dot derën e selisë kritikëve të tij të cilët do jenë prezent në dy forumet më të larta për shkak të funksioneve që mbajnë. Përballja e parë fillimisht do të ndodhë në mbledhjen e Kryesisë, me sfidantin për kreun e PD-së Fatbardh Kadilli, transmeton Gazeta Sinjali

“Jam përgatitur dhe do i qëndroj kërkesës sime që ai nuk duhet të jetë më në krye të partisë. Dorëheqje do thotë e parevokueshme jo ‘ngriva shkriva’. Le t’i bëjë kur të dojë zgjedhjet PD që tani dhe pas një viti, mua do më kenë aty si bartës i një projekti të ri”, u shpreh Kadilli.

Nën presionin e kritikëve të cilët i kërkojnë largimin, Lulzim Basha ka nisur fushatën ne bazë ku kërkon mbështetjen e demokratëve. Në takime thotë se mirëpret çdo kritikë, por momentin nuk e sheh të duhur për përballjen brenda llojit.

“Kur dëgjoj fjalën jeni të mirëpritur më kujtohet fakti historik që kam qenë unë që e kam mirëpritur zotin Basha në parti se më ka gjetur në parti dhe s’mund të na thotë se jeni të mirëpritur ju në shtëpinë e tij? Jo, ajo është shtëpi e përbashkët, ai nuk është më i pëlqyer për të qenë kryetar. Një nga premtimet e mia si kryetar i PD është që PD të jetë si shoqëri aksionare ku secili la qoftë një për qind apo njëmiliontën e aksioneve dhe t’i respektohet dhe jo parti si një SHPK me një ortak të vetëm zotin Basha”, tha Kadilli.

Dy orë pas mbledhjes së kryesisë kryedemokratin e pret një përballje tjetër në Këshillin Kombëtar. Bujar Nishani, i cili kryeson një ndër forumet më të larta të partisë prej ditësh ka nisur një fushatë me disa eksponent të lartë të Partisë Demokratike, për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë si përgjegjësi kryesor per humbjen e PD-së. /Gazeta Sinjali/