Janë arrestuar katër persona në Viti pasi janë mbledhur në një lokal dhe kan luajtur me letra bixhozi.
Të dyshuarve iu është gjetur edhe para të gatshme mbi tavolinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në fshatin Beguncë të Vitisë, rreth orës 23:00.
“Me vendim të prokurorit pas intervistimit pronari i lokalit dërgohet në mbajtje ndërsa tre të dyshuarit tjerë lirohen”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/