Deputetët e zgjedhur të Lëvizjes Vetëvendosjes janë mbledhur sot në selinë e kësaj partie një ditë para seancës për konstituimin e kuvendit.
Në takimin e planifikuar për mesditën e sotme janë parë duke hyrë në selinë e këtij subjekti politik deputetët e rinj të cilët do të betohen nesër.
Ndërkohë që kanë mbetur edhe 24 orë deri në seancë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur ende marrëveshje për koalicion./Gazeta Sinjali/