Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të mbledh sot kabinetin e tij qeveritar, raporton Gazeta Sinjali.
Mbledhja e Qeverisë pritet të mbahet në orën 12:00, teksa në rend dite janë gjithsej 39 pika për diskutim.
Në rend dite do të jenë shqyrtimi i planit kombëtar për zhvillim 2024-2026, shqyrtimi i projektligjit për Këshillin e Sigurisë së Kosovës, Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare për Pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Evropa Digjitale” (2021-2027) ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, Shqyrtimi i Projektligjit për Harmonizimin e Ligjeve të Veçanta me Ligjin për Kundërvajtje, Shqyrtimi i Projektligjit për Statusin, Qëndrimin e Përkohshëm dhe Kalimin Transit të Forcave të Huaja të Armatosura në Territorin e Republikës së Kosovës, Shqyrtimi i Projektligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, Shqyrtimi i Projektligjit për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, Shqyrtimi i Projektligjit për Shtetësinë e Kosovës (MPB).
Pas mbledhjes, Kurti bashkë me zëvendësen e tij dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, do të mbajnë konferencë për media.
“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe konferencë për media e Kryeministrit Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.