image Mbledhja e përbashkët për 110-vjetorin e Pavarësisë, deputetët kosovar nisen për në Shqipëri

Sociale

Mbledhja e përbashkët për 110-vjetorin e Pavarësisë, deputetët kosovar nisen për në Shqipëri

news image

Më 27 nëntor, do të mbahet një mbledhje e përbashkët në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë, në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Deputetja e Vetëvendosjes, Milazim Salijaj, përmes një fotografie në Facebook, ka bërë të ditur se deputetët kosovar janë nisur për në Shqipëri.

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se mbledhja e përbashkët do të mbahet në Tiranë.

Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Fjalë rasti do të kenë edhe dy kryeministrat nga Kosova dhe Shqipëria, Albin Kurti dhe Edi Rama.

Fjalime do të kenë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të të dyja Kuvendeve, Kosovës dhe Shqipërisë.

Rrugës për Tiranë!

Posted by Milazim Salijaj on Saturday, November 26, 2022

/GazetaSinjali/