Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mbetet klinika më e mbingarkuar në tërë sistemin shëndetësor në Kosovë.
Sipas një njoftimi të QKUK-së, për 2 javë në Emergjencë 3,790 raste kanë marrë trajtim spitalor në shërbime të ndryshme.
Po ashtu, për këtë periudhë kohore janë kryer 66 operacione të ndryshme kirurgjike.
Klinika Emergjente ka apeluar te qytetarët që të mos shkojnë direkt në Emergjencë për çfarëdo rasti.
“Klinika Emergjente apelon tek të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të respektojnë sistemin e referimit, fillimisht të lajmërohen tek mjeku familjar, e pastaj tek spitali i përgjithshëm më i afërt, kurse në QKUK të drejtohen vetëm në raste emergjente”, thuhet në njoftimin e SHSKUK.