image Mbi tre mijë persona me simptoma helmimi në Gostivar, autoritetet mbajnë në fuqi gjendjen e epidemisë

Rajon

Mbi tre mijë persona me simptoma helmimi në Gostivar, autoritetet mbajnë në fuqi gjendjen e epidemisë

news image

Situata shëndetësore në Gostivar vazhdon të mbetet shqetësuese, pasi numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore me simptoma helmimi ka kaluar shifrën 3.100.

Sipas autoriteteve shëndetësore, vetëm gjatë ditës së fundit janë regjistruar 564 raste të reja. Pacientët kanë paraqitur simptoma të ngjashme, përfshirë dhimbje stomaku, temperaturë dhe ethe.

Institucionet shëndetësore vlerësojnë se numri real i të prekurve mund të jetë edhe më i lartë, pasi shumë qytetarë me simptoma të lehta nuk janë paraqitur për trajtim në institucionet mjekësore.

Për shkak të situatës, autoritetet kanë lënë në fuqi gjendjen e epidemisë në Gostivar dhe kanë ndaluar përdorimin e ujit nga rrjeti i ujësjellësit për çdo nevojë, deri në përfundimin e analizave dhe hetimeve për shkakun e helmimeve.

Institucionet kompetente kanë bërë të ditur se monitorimi i situatës po vazhdon, ndërsa qytetarëve u është bërë thirrje të respektojnë rekomandimet e autoriteteve shëndetësore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/