Policia e Kosovës ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit lidhur me zbatimin e Ligjit antiCOVID-19.
Sipas këtyre të dhënave, 848 persona nuk e kanë respektuar këtë ligj, për çka edhe u janë shqiptuar tiketa.
Ndryshe, ky ligj ka hyr në fuqi me 26 gusht të këtij viti dhe ka për qëllim të trajtojë masat për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, çështjen e testimit, diagnozës dhe trajtimit, çështjen e lëvizjes në oraret e përcaktuara, pastaj çështjen e aktiviteteve në ambiente private, publike, etj. /Gazeta Sinjali /