image Mbi 80 raste të reja me COVID-19 në Veri të Kosovës

Kosovë

Mbi 80 raste të reja me COVID-19 në Veri të Kosovës

news image

Shtabi i Krizave i Komunës së Mitrovicës Veriore ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 86 raste të reja të koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas të dhënave të fundit, gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 39 pacientë nga COVID-19, kurse aktualisht janë 545 raste aktive në zonat me shumicë serbe në Kosovë.

Që nga fillimi i pandemisë, 15 mijë e 57 serbë të Kosovës janë testuar për COVID-19, prej të cilëve 4 mijë e 377 kanë rezultuar pozitivë./Gazeta Sinjali/